Legjenda e investimit ndan disa sekrete rreth suksesit të tij
Warren Buffett është një gjeni i vërtetë pasi arrin që idetë komplekse t’i shtrojë në thënie që do ti rezistojnë kohës. Ai e shpenzoi jetën e tij duke shpërndarë këshilla për të gjithë ata që donin të dëgjonin, duke marrë në këtë mënyrë emrin Orakulli i Omahas.
Lexoni thëniet më të mira të Warren Buffett për jetën e paratë:
Për jetën
1 – Duhet që disa gjëra në jetën tuaj ti bëni mirë për aq kohë sa nuk bëni shumë gjëra gabim.
2 – Nuk është e nevojshme për të bërë gjëra të jashtëzakonshme për të marrë rezultate të jashtëzakonshme.
3 – Ajo që mësojmë nga historia është se njerëzit nuk mësojnë nga historia.
4 – Zinxhirët e zakonit janë shumë të lehta për tu ndjerë për aq kohë sa janë shumë të rëndë për tu këputur.
5 – Ka disa qenie njerëzore që u pëlqen që të ndërlikojnë gjërat e thjeshta.
6 – Asgjë nuk i bën më shumë dëm racionalitetit se sa shumat e mëdha të parave të fituara pa përpjekje.
7 – Të duhen 20 vjet për të ndërtuar një reputacion të mirë dhe 5 minuta për ta shkatërruar atë. Nëse e mendon këtë do bësh shumë gjëra ndryshe.
8 – Është mirë të shoqërohesh me njerëz më të mirë se vetja. Zgjidhi ata dhe do të shkosh në drejtim më të mirë.
9 – Çmimi është ai që paguan, por ajo që merr janë vlerat.
1 – Cilësia më e mirë për një investitor është temperamenti, jo intelekti. Një gjendje që të shkakton kënaqësi të madhe si të jesh me turmën apo kundër saj.
2 – Investimi i suksesshëm do kohë, disiplinë dhe durim. Pavarësisht sa i madh qofte talenti apo përpjekja disa gjëra marrin kohë.
3 – Nuk është nevoja të ecet me hapa të mëdhenj. Por të ecësh para me hapa të vegjël.
4 – Mundësitë vijnë vazhdimisht. Kur shiu është i artë mos hap çadrën, por vendos koshin ta mbledhësh.
5 – Ndryshimi është mbrojtje kundër injorancës. Ka kuptim për ata që e dine se çfarë po bëjnë.
6 – Unë jam investues i mirë sepse jam biznesmen dhe jam biznesmen i mirë sepse jam investues.
7 – Është shumë më mirë të blesh një kompani të mirë me një çmim të arsyeshëm se sa një kompani modeste me çmim të lartë.
5 njohuri
Ajnshtajni tha se ka 5 nivele ngjitjeje të inteligjencës: i zgjuar, inteligjent, brilant, gjeni dhe i thjeshtë
1 – “Do ju tregoj si të bëheni të pasur. Mbyllni dyert. Mos kini frikë kur të tjerët të tregohen të babëzitur. Dhe jini të pangopur kur të tjerët janë të frikësuar”.
Është një shprehje për të treguar se çelësi i investimit është të blesh lirë dhe të shesësh shtrenjtë
2 – “Iu them studentëve, kur të mbërrini në moshën time do të jeni të suksesshëm nëse njerëzit që ju shpresonit t’ju donin, ju duan”
Buffett e shpenzoi jetën e tij duke studiuar njerëzit e suksesshëm. Është e rëndësishme të dëgjosh në fund të ditës që paraja nuk është gjëja më rëndësishme në jetë.
3 – “Ndryshimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve vërtetë të suksesshëm është se njerëzit shumë të suksesshëm i thonë Jo pothuajse çdo gjëje”.
Steve Jobs, Bill Gates dhe Buffett ia kanë atribuuar suksesin e tyre fokusimit.
4 – “Kam parë më shumë njerëz të dështojnë për shkak të pijeve dhe borxheve. Nëse je i zgjuar mund të bësh shumë para pa marrë borxh”.
Më shumë mëson nga gabimet e të tjerëve se sa nga sukseset e njerëzve.
5 – “Ajo çka një investitor ka nevojë është aftësia për të vlerësuar si duhet bizneset e zgjedhura. Nuk është nevoja të jesh ekspert por të vlerësosh kompanitë brenda rrethit të kompetencës.
Një shprehje e urtë thotë: “Bli atë që njeh”
Sekreti i suksesit të Warren Buffett: Sekreti i suksesit të Warren Buffet është se ai vazhdimisht mëson.
Buffett është sot një investitor më i mirë se përpara 50 vitesh.
Nëse qëndron në vend me po të njëjtën dije që ke, bëhet më keq. Faktori kyç është të vazhdosh të mësosh, dhe nuk besoj se njerëzit që nuk e pëlqejnë procesin e të mësuarit, do të vazhdojnë të mësojnë./TIME/