Në lagjen Numër 14 në Durrës është gjetur pa shenja jete 24-vjeçari me iniciale A.D.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se i riu ka humbur jetën për shkak të kontaktit me rrymën elektrike.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, për vlerësim.