Dy pjepra ”Yubari” mblodhën gati 2,7 milion jen (rreth 25 000 dollarë) në një ankand tradicional që shënon fillimin e sezonit në ishullin më verior kryesor të Japonisë, Hokaido.
”Ky ishte më shumë se 22 herë më shumë nga çmimi i vitit të kaluar”, thanë sot organizatorët e ankandit.
Në përmasa të ngjashme me një pjepër të zakonshëm, pjeprat ”Yubari” janë të njohur për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e ëmbël.
Çmimet e larta janë normë në ankandin e parë të sezonit, dhe dëshira e blerësve është prestigj. Pjeprat Jubari janë një simbol i statusit në Japoni, si një verë e mirë, dhe shumë njerëz i blejnë ato si një dhuratë për kolegët dhe miqtë e tyre.
Ofertat sezonale të frutave në Japoni tërheqin shuma masive nga blerësit që kërkojnë prestigj dhe shumë reklamim falas.
Vitin e kaluar, dy pjepra u shitën për 120 000 jen, për shkak të krizës së koronavirusit.
Një vit më parë, për shembull, një palë pjepra morën një rekord prej pesë milion jen në ankand në një treg me shumicë.
Frutat rriten në kushte jashtëzakonisht të vështira në dimrin e ashpër të Hokaidos dhe janë krenaria e rajonit.