30% e qytetarëve të intervistuar nga “Notto Sondaggi” janë përgjigjur të pavendosur sa i përket partisë që do të votojnë më 25 Prill.
Numrin më të lartë të të pavendosurve e ka qarku i Tiranës me 30.5%, ndërsa Berati numrin më të ulët me vetëm 1.5%.
Sa i përket moshës, grupmosha 35-54 vjeç duket më e pavendosura me 34.1%.
Kurse sa i përket partisë që kanë votuar të pavendosurit në zgjedhjet e 2017-ës, numrin më të lartë e ka PS me 15.9% dhe më të ultën LSI me 5.7%. Ndërsa 67% e të pyeturve janë përgjigjur “Nuk votova”.