Fejesa e tyre ka përfunduar dekada më përpara, por Gwyneth Paltrow dhe Brad Pitt kanë ende shumë dashuri për njëri-tjetrin.
Gjatë bisedës së fundit të ish-çiftit, të publikuar në faqen e aktores “Goop”,Paltrow kujtoi të atin e ndjerë në nder të ditës së baballarëve dhe mes të tjerash fragmente nga romanca me Pitt.
“Nuk do ta harroj kurrë kohën kur ishim të fejuar dhe ai erdhi tek unë një ditë, me sytë të mbushur me lot dhe më tha: “E di, unë kurrë s’e kuptoja kur thoshin që ke fituar një djalë dhe unë e fitova një të tillë”, tha aktorja duke cituar fjalët e të atit dhe vazhdoi më tej.
“Çfarë ndikimi pati ai tek ty… Pse e deshe aq shumë edhe pse ne nuk u martuam fatkeqësisht”.
“Po vërtetë!- u përgjigj Pitt. Oh Zot, çdo gjë shkon në vendin e vet apo jo?”
Ndërkohë që Gwyneth pohonte përgjigjen e tij, shtoi se në fund zbuloi se ata të dy duhet të ishin martuar bashkë.
“Së fundmi kam zbuluar që unë dhe Brad duhet të ishim martuar bashkë. M’u deshën 20 vite, por është kaq bukur të të kem si shok tani. Të dua shumë!”
Dyshja doli publikisht si çift në 1994 pasi u takuan në xhirimet e filmit “Se7en.” Ata u fejuan në 1996 për t’u ndarë disa muaj më vonë. Martesa e radhës për Brad do të ishte me Jennifer Aniston e më tej me Angelina Jolie ndërsa Paltroë u martua dhe divorcua me yllin e Coldplay, Chris Martin.
Në 2018 ajo u martua me producentin Brad Falchuk.