Avioni me 250 afganët e parë pritet të mbërrin në aeroportin e Rinasit ditën e martë. Strukturat shtetërore janë në gatishmëri për të pritur emigrantët e pare afganë dhe në krye të këtij operacioni është vendosur ministrja Olta Xhaçka.
Pesë godina të Qytetit Studenti do të përdoren për strehimin e afganëve që pritet të vijnë brenda kësaj jave në vendin tonë.
Bëhet fjalë për godinat 7-8, 24-25 dhe godinën 2 të cilat po boshatisen nga studentët dhe do bëhen gati për të pritur emigrantët nga Afganistani.
Një pjesë e studentëve qe i kanë boshatisur dhomat do akomodohen në konviktet e tjera. Ndërkohë që një pjesë ankohen se i kanë informuar me shumë vonesë dhe nuk ju kanë gjetur zgjidhe për strehimin.
Pas rënies së Kabulit dhe krizës në Afganistan, ende nuk ka një shifër të saktë se sa është numri i refugjatëve që do të kërkojnë strehim, por sipas UNICEF vlerësohet të jetë rreth 400 mijë. Ndërkohë që ende nuk është zyrtare dhe numri total i afganëve që do të vijnë në Shqipëri.