Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Coivd 264 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë, Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.
Viktimat- Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.
Janë 7098 pacientë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.