Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar mbi 260 raste të reja me COVID-19 ndërsa ka pasur dhe një rast fatal. Ditën e fundit janë kryer 1 377 raste ku 267 rezultuan pozitivë.
Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç) duke e çuar në total 1.411 viktima që prej nisjes së pandemisë.
Numri total i rasteve pozitive është 56.118 raste nga 209.960 teste të kryera.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.432 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.275.