Kryeministri Edi Rama ndërsa ka ndarë lajmin e mirë të shërimit të nënë Duhijes, 77 vjeç nga Kruja, shprehet se vetëm në 24 orët e fundit listës së të shëruarve u janë shtuar 27 persona.
“Lajm i mirë: Nonë Duhija nga Kruja, 77 vjeç u shërua. Edhe 120 tani me jetë e shëndet e me të gjithë njerëzit e zemrës o nonë”, u shpreh kryeministri.
Më tej, Rama shton se “në 24 orët e fundit janë 27 të shëruar nga COVID-19″.