Aktualitet 27-vjeçarja humb jetën tragjikisht, ra nga pallati në Kamëz

27-vjeçarja humb jetën tragjikisht, ra nga pallati në Kamëz

Një 27-vjeçare ka humbur tragjikisht jetën në Kamëz.

Policia ka njoftuar se e reja ka rënë nga lartësia e një pallati 5-katësh. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Teuta” rreth orës 23:00.

27-vjeçarja banonte me qira në pallat.

Ajo mori dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital, ku fatkeqësisht ndërroi jetë.

Policia po heton për të sqaruar rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.