28 agjentë të rinj u bënë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe do të nisin punën nga dita e hënë.
Nga 325 kandidatë pjesëmarrës në garë për t’u bërë pjesë e BKH-së, 28 kaluan të gjitha fazat e testimit.
Agjentët kanë përfunduar fazën e trajnimit ditën e sotme.
Ata kanë marrë në dorëzime mjetet identifikuese si (badge apo certifikate) në një ceremoni te zhvilluar ne Durrës. Të pranishëm në ceremoni ishin kreu i SPAK, Arben Kraja dhe ajo e BKH, Aida Hajnaj.