Çdo vit, një baba i dhuroi djalit të tij një whisky 18-vjeçar për ditëlindje. Sot, 28-vjeçari ka vendosur ta shesë këtë koleksion për të blerë një shtëpi.
Matthew Robson nga Taunton, lindi të 1992 dhe përgjatë jetës, i ati i tij Pete shpenzoi rreth 5 mijë paund në 28 shishe Macallan. Koleksioni sot vlen më shumë se 40 mijë paund dhe ka dalë tashmë në shitje.
Duke folur për BBC, 28-vjeçari tha se me gjasë kjo nuk ishte dhurata më e përshtatshme për një djalë të ri, por me instruksionet strikte për të mos i hapur kurrë, ato tashmë janë kthyer në një “minierë ari”.
“Çdo vit mora një shishe për ditëlindje. Nuk më dukej e përshtatshme si dhuratë duke qenë se ishte relativisht i ri për të nisur pijen. Por isha instruktuar rreptësisht që të mos i hapja kurrë dhe u përpoqa shumë e ia dola. Sot janë të paprekura“, tregon Matthew.
Babai i tij Pete, i cili është nga Milnathort në Skoci, tha se shishen e parë e whisky-t të vitit 1974 e bleu për t’i lagur bebes kokën.
“Mendova se do të ishte interesante nëse blija një çdo vit dhe që kur të mbushte 18 vjeç, të kishte 18 shishe të një whisky 18-vjeçar”.
Që prej asaj kohe, ekspertët thonë se Macallan është kthyer i koleksionueshëm dhe Matthew po shpreson që ta shesë koleksionin e tij për 40 mijë paund, para të cilat do t’i përdorë si depozitë për të blerë shtëpi.