Bëhet edhe më tragjike ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Sheq i Madh të Fierit pasditen e së mërkurës.
Irvana Hyka, 28-vjeçarja që u vra barbarisht nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj mësohet se ishte 6 javëshe shtatzënë.
Klan News raporton se bashkëshorti i saj 29-vjeçar nuk raportohet të kishte probleme të shëndetit mendor dhe mes tyre nuk kishte probleme.
Për mediat foli edhe xhaxhai i së ndjerës.
“Si xhaxha i mbesës di që nuk kanë pasur probleme familjare. Lajmin e kemi marrë në mënyra private edhe nga mediat… Si familje kanë kaluar shumë mirë”, tha ai.
28-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve të vegjël, të moshës 6 dhe 4 vjeç.
Shkak për vrasjen thuhet se u bë një konflikt i çastit, megjithatë pa dëshminë e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë, rrethanat e plota mbeten të paqarta.
Demokrat Medinaj e goditi nënën e fëmijëve të tij me thikë, me dhjetëra herë.