Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tri pikat e propozuara nga BE për të normalizuar situatën në veri të Kosovës.
Në një reagim në Twitter, Rama thotë se angazhimi i presidentit francez Macron dhe kancelarit gjerman Scholz për të zgjidhur këtë konflikt tregojnë shpirtin e vërteë të Europës.
“Nuk mund të falenderoj mjaftueshëm Presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz për punën që po bëjnë për të finalizuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Duke u ulur me respekt me të dyja palët për të zgjidhur një konflikt absurd, kjo tregon shpirtin e madh të Europës. Faleminderit”.
“Vlerësoj gjithashtu Vjosa Osmanin që ka folur direkt me Aleksandër Vuçiç dhe shpresoj sinqerisht që tre kërkesat e Bashkimit Evropian të përmbushen menjëherë, në mënyrë që ky konflikt absurd të përfundojë përpara se të dëmtojë reputacionin e Kosovës dhe integrimin e saj të mëtejshëm në komunitetin demokratik”, shtoi kreu i qeverisë sonë.
Në fund, Edi Rama pati edhe një falenderim për Përfaqësuesin e lartë të BE-së për Fqinjësinë dhe Politikat, Josep Borrell: “Një falënderim i madh shkon edhe për pasionin dhe durimin e Josep Borrell për të ndihmuar në këtë proces”.
Tre kërkesat e bëra publike nga përfaqësuesi i lartë i BE, Borrell, janë:
-Zgjedhje të reja lokale.
-Sigurimin e pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës.
-Fillimi i punës për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe me dialogun e lehtësuar nga BE.
I can't thank @EmmanuelMacron and @Bundeskanzler enough for what they are doing to finalize the Kosovo-Serbia normalization process! Watching them sit so respectfully with both sides in an effort to solve an absurd conflict says it all about their great European spirit.Thank you! pic.twitter.com/4TJ0QSv5DM
— Edi Rama (@ediramaal) June 1, 2023