3 lëkundje tërmeti janë ndier në orët e para të mëngjesit të sotëm në veri të vendit.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave goditja e parë është shënuar në orën 4 e 19 minuta me magnitudë 4 të shkallës Rihter, epiqendra e së cilës ka qenë 17 km në verilindje të Koplikut.
9 minuta më vonë ka pasur një lëkundje më të lehtë me magnitudë 2.1. Pas 10 minutash është shënuar edhe lëkundja e tretë me magnitudë 3.4, sërish në të njëjtën zonë.
Nuk raportohet për dëme të shënuara.