Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me efektivët e pikës doganore në Muriqan vunë në pranga 4 persona të cilët po tentonin të kalonin kufirin drejt Malit të Zi me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.
Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin Benz ku udhëtonin 4 personat u gjetën të ndara në pako lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, ketaminë dhe ekstazi që dyshohet se këta shtetas do ta shisnin në Malin e Zi.
Në pranga ranë shtetasit Anton Voci, Ertjen Hysa, Nikola Paravani dhe Enver Idrizi.
Lënda narkotike, së bashku me automjetin me të cilin këta persona qarkullonin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që ata do të hetohen për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.