Aktualitet 3 të plagosur nga përplasja e dy makinave në Durrës

3 të plagosur nga përplasja e dy makinave në Durrës

Një aksident rrugor në Durrës ka rezultuar me plagosjen e 3 personave mëngjesin e së dielës.

Rreth orës 09:45, në lagjen nr. 13, Durrës, te mbikalimi i Plepave,  automjeti me drejtues shtetasin  Q. B, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit shtetasi Q. B, dhe pasagjerët që udhëtonin në këtë automjet,  shtetasja F. B, dhe shtetasi  M. B, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.