Sport 30 klubet më të ndjekura në rrjetet sociale, komandojnë Real e Barça,...

30 klubet më të ndjekura në rrjetet sociale, komandojnë Real e Barça, ngjitje e frikshme e Juves

Kush janë klubet më të ndjekur në botë në rrjetet sociale? “Sporting Intelligence” ka bërë një klasifikim sipas raportit vjetor, duke marrë në konsideratë Twitter-in, Instagramin dhe Facebook-un. Komandojnë listën dy klubet e mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Barcelona, që duket se i kanë “privatizuar” medaljet e arit dhe të argjendit.

Pas tyre dominojnë anglezët, ndërsa Juventusi është ekipi italian më i ndjekur në rrjetet sociale dhe në klasifikimin e “Sporting Intelligence” mban vendin e 5-të. Real Madridi mban vendin e parë me 223.888.433 ndjekës, Barcelona të dytin me 213.614.164 ndjekës, ndërsa pas tyre vijnë Mançester Junajtid me 125.979.251 ndjekës, Çelsi me 81.087.951 ndjekës dhe Juventusi me 80.958.951 ndjekës. Milani, në pritje të efektit Ibrahimoviç është në vend të 12-të dhe ka më shumë ndjekës se Golden Stejt Uarriors në basketbollin amerikan, që qëndron një vend më poshtë. Interi mban vendin e 17-të me 23.874.821 ndjekës, ndërsa kuqezinjtë kanë 38.328.684 ndjekës.

Është një klasifikim i dominuar nga klubet e futbollit. Për të gjetur klubin e parë të një sporti tjetër duhet të shkojmë në vend të 11-të, ku qëndron Los Anxheles Lejkërs, klubi i NBA–së, me 39.699.365 ndjekës në të tre kanalet e rrjeteve sociale. Në fakt, basketbolli amerikan është sporti me numrin më të madh të klubeve në listën me 30 ekipe. Janë 7 ekipe të NBA-së, ku veç Lejkërsave janë edhe Uarriors, Bulls, Hits, Rokets, Kavaliers dhe Selltiks.

Mjaft i ndjekur është edhe kriketi, para së gjithash në Indi. Një sport që përfaqësohet me 4 klube në klasifikimin prej 30 pjesëtarësh. Ka vend edhe për sporte të tjera, siç është futbolli amerikan (NFL), që përfaqësohet me Kaubojs dhe Patriots, si dhe bejsbolli amerikan që në këtë listë ka ekipin e Jankis.

Klasifikimi

1) Real Madrid (Liga) 223.888.433

2) Barcelona (Liga) 213.614.164

3) Manchester United (Premier) 125.979.251

4) Chelsea (Premier) 81.087.951

5) Juventus 80.958.117

6) Bayern (Bundesliga) 73.304.167

7) Psg (Ligue 1) 71.030.994

8) Liverpool (Premier) 69.189.779

9) Arsenal (Premier) 69.079.520

10) Manchester City (Premier) 61.489.539

11) Lakers (Nba) 39.699.365

12) Milan 38.328.684

13) Warriors (Nba) 31.279.993

14) Dortmund (Bundesliga) 27.116.620

15) Atletico Madrid (Liga) 26.759.883

16) Bulls (Nba) 26.541.068

17) Inter 23.874.821

18) Heat (Nba) 23.576.613

19) Tottenham (Premier) 22.370.044

20) M. Indians (Cricket India) 22.353.453

21) K. Knight (Cricket India) 22.021.016

22) Chennai S. (Cricket India) 21.159.200

23) Rockets (Nba) 20.292.216

24) Cavaliers (Nba) 19.245.181

25) Celtics (Nba) 17.055.849

26) Challengers (Cricket India) 15.859.651

27) Cowboys (Nfl, Futboll amerikan) 15.634.454

28) Patriots (Nfl) 15.464.038

29) Yankees (Mlb, beisboll) 14.507.720

30) Roma 14.307.839