Me siguri ju kujtohet fustani ikonik me pika i Julia Roberts në filmin Julia Roberts, e nëse ju ka marrë malli, aktorja ka menduar ta krijojë edhe një herë ‘look-un’ ikonik të filmit të njohur, që u shfaq në ekran pothuajse 30 vite më parë.
Këtë fundjavë Roberts u shfaq në një ndeshje polo në Kaliforni e veshur me një ‘jumpsuit’ me pika nga shtëpia e modës Michel Kors, me anë të së cilës na kujtoi edhe një herë Vivian në filmin “Pretty Woman” me Richard Gere.
Me fare pak ndryshime në portretin e 5 1-vjeçares, ndryshe nga veshja në filmin e famshëm, kësaj here Roberts në vend të kapeles kishte vënë një palë syze, ndërsa flokët me onde i ka lëshuar mbi supe.