Aktualitet 30-vjeçari fotografon votën në Tiranë, arrestohet nga Policia

30-vjeçari fotografon votën në Tiranë, arrestohet nga Policia

Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Tiranë. Në shkollën “Andon Zako Çajupi”, një 30 vjeçar është kapur duke fotografuar votën dhe në këtë moment komisionerët kanë kërkuar ndihmën e Policisë dhe kanë ndërprerë procesin e votimit.

Policia mësohet se ka hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

  1. S. i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas i është komunikuar arrestimi për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”.