Bota 30-vjeçarja ndalohet në aeroportin e Londrës me 2 milionë paund në 5...

30-vjeçarja ndalohet në aeroportin e Londrës me 2 milionë paund në 5 valixhe

Autoritetet policore në aeroportin e Heathrow në Londër ndaluan një grua e cila po përpiqej të udhëtonte drejt Dubait me rreth 2 milionë paund, ta fshehura në 5 valixhet e saj.

30-vjeçarja Tara Hanlon u arrestua nga forcat kufitare në terminalin 2 të Heathrow së bashku me një grua tjetër 28-vjeçare nga Doncaster.

Menjëherë ndaj dy grave ka nisur një hetim dhe sipas policisë kjo është sasia më e madhe e parave të sekuestruara gjatë vitit 2020.

Tashmë 30-vjeçarja Tara Hanlon pritet të dalë përpara gjykatës për veprën penale të pastrimit të parave.