Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 301 raste të reja me COVID-19, në 1407 testime të kryera.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 4 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69-vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça”, sqaron MSH.
Ndërkohë që vetëm 58 persona janë shëruar.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.