31 raste të reja me Covid janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
“Janë kryer 2377 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 31 qytetarë, në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 6 raste në Elbasan, 5 raste në Skrapar, 3 raste ne Lushnje, 2 raste në Lezhë, Sarandë, 1 rast në Krujë, Fier, Has, Berat, Kamëz”, njoftoi ministria e Shëndetësisë.
Fatmirësisht edhe ditën e sotme nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.
Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Gjithsej janë 6 pacientë që po marrin trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,118 që nga fillimi i epidemisë.
Po ashtu, MSH apelon për vaksinimin e qytetarëve si dhe për zbatimin e rregullave të pandemisë.