Aktualitet 31-vjeçari vetëvritet në Komisariatin e Policisë së Kavajës

31-vjeçari vetëvritet në Komisariatin e Policisë së Kavajës

Një i ri i ndaluar sot për vjedhje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në Komisariatin e Policisë së Kavajës.

Viktima është 31-vjeçari Ilvi Meta.

Sipas të dhënave paraprake, ai është ndaluar ditën e sotme rreth orës 15:50 pasi ishte i dyshuar për vjedhje

Nga të dhënat e para raportohet se viktima dyshohet të vetëvrarë me çarçaf.

Për ngjarjen ka nisur një hetim dhe pritet të zbardhen të tjera rrethana për të sqaruar dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Lidhur me ngjarjen e ndodhur sot në Komisariatin e Policisë Kavajë, ku ka humbur jetën një shtetas i arrestuar, dyshohet i vetëvarur në qeli, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ngritur një grup të posaçëm hetimor.

Shtetasi I.M., 31 vjeç, ishte arrestuar sot me vendim të Gjykatës së Rrethit Kavajë, e cila kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, mbi dyshimet si autor i disa vjedhjeve.

Menjëherë pas marrjes dijeni të ngjarjes, AMP ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave, mekanizmit të ngjarjes, si edhe nxjerrjen e përgjegjësive.

Në fund të këtyre hetimeve, AMP do të ketë një komunikim më të detajuar.