Aktualitet 33 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

33 raste të reja dhe një humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh. Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.

Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.