Një 33-vjeçare përfundoi në prangat e policisë në Tiranë, pasi plagosi me thikë ish-njerkun e saj.
Burime zyrtare të policisë thonë se shkak për ngjarjen u bënë motivet e dobëta, megjithatë pa dhënë detaje të mëtejshme. Përveç arrestimit të së resë, policia thotë se ish-njerkut iu dha urdhër-mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases U. A., 33 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një mjet prerës (thikë), ish-njerkun e saj, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”, tha Policia e Tiranës në një njoftim për mediat.