Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Shqipëri në qendrat e pritjes së emigrantëve në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali. Pas inspektimit të qendrave të pritjes së emigrantëve, Meloni dhe Rama kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për mediat.
Gjatë fjalës së saj, kryeministrja italiane, Meloni ka thënë se nga 1 Gushti do të nisin funksionimin qendrat e pritjes së emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin. Më tej, Meloni ka deklaruar se kostoja që paguan Italia për të gjitha procedurat dhe akomodimin e këtyre emigrantëve është 334 milionë Euro.
Giorgia Meloni: Struktura e Gjadrit do të ketë një funksion tjetër, aty do të ndalen emigrantët që do të mbërrijnë në Shqipëri dhe do të ketë një zonë, një hapësirë ku do të mbahen emigrantë të burgosur në rast se do të kryejnë vepra penale dhe rendi publik në perimetrin e qendrave do të garantohet nga autoritetet italiane.
Dy qendrat do të jenë operative nga 1 Gushti 2024. Mjaft parlamenatrë të opozitës e kanë ngritur sepse para së gjithash na kanë akuzuar se po vonoheshin. Ne duam t’i bëjmë gjërat ashtu si duhet. Jam e bindur se gjërat këtu do të funksionojnë. Kjo marrëveshje mund të diskutohet shumë dhe nga vendet e tjera. Ne duam të lëmë gjithçka pas krahëve dhe do ta realizojmë me sukses. 2 muajt e vonesës janë shkaktuar dhe përsa i përket terrenit disi të vështirë në Gjadër, marrëveshja në këto qendra do të shërbejnë si një zgjidhje për problematikën.
Nga vendet e ashtuquajtura të sigurta, kanë mbërritur 11 mijë persona, gjysma janë subjekte vulnerabël. Ne duhet të kishim dërguar në Shqipëri 5 mijë e 500 emigrantë. “Meri Hostes” do të jetë shoqëria që do të ndjekë procedurën e menaxhimit. Transporti do të kryhet nga anijet e marinës italiane, ministria e brendshme ka shpallur dhe një garë përsa i përket shpenzimeve të transportit 13,5 mln Euro.
334 milionë Euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar, këto burime nuk duhet të konsiderohen si burime shtesë. Emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, ne mendojmë se elementi kryesor i kësaj marrëveshje është se mund të jetë një mjet i fuqishëm për të penguar emigrantët të mbërrijnë në brigjet e Europës dhe për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, reduktim të kostove apo shpenzimeve. Kemi arritur edhe një ulje të emigranëtve që kanë mbërritur në brigjet tona. Ne po bëjmë një investim. Me kapacitetin e këtyre qendrave, duke pasur parasysh faktin, atëherë ne në Itali do të kursejmë 136 milionë Euro. Ne jemi mjaft të kënaqshëm në përfundim të punimeve.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje jo vetëm që fuqizohet më tepër marrëdhënia jonë, por shkëmbimi tregtar me Shqipërinë rritet. Shqipëria është vend mike e Italisë dhe BE-së sepse Shqipëria sillet sikur të ishte pjesë anëtare me të drejta të plota të BE dhe i përmbahet të gjitha parimeve. Italia do të jetë dhe është një mbështetëse e fuqishme e anëtarësimit jo vetëm të Shqipëri, por edhe të Ballkanit Perëndimor në BE.