Politika 34 vite nga themelimi i PD-së, Dhurata Çupi: Ndikimi më i rëndësishëm...

34 vite nga themelimi i PD-së, Dhurata Çupi: Ndikimi më i rëndësishëm në demokracinë shqiptare

Deputetja demokrate Dhurata Çupi përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se ndjehet krenare për kontributin që ka dhënë për Partinë Demokratike nga ditët e themelimit të kësaj force politike deri më sot.

Ligjvënësja demokrate e konsideron themelimin e PD-së 34 vite më parë si ndikimin më të rëndësishëm në historinë e pluralizmit politik dhe demokracisë shqiptare.

“Krenare që jam dhe kontribuoj në Partinë Demokratike që në ditët e themelimit e deri sot.

Partia Demokratike u themelua 34 vite më parë! Ndikimi më i rëndësishëm në historinë e pluralizmit politik dhe demokracisë shqiptare.

Partia Demokratike u themelua me thirrjet e vazhdueshme për të qenë forca politike e shembullit të përkushtimit ndaj vlerave të lirisë, drejtësisë dhe zhvillimit kombëtar. Partia që ende shqiptarët presin të ndërtojë një të ardhme më të ndritur për Shqipërinë“, thekson deputetja demokrate.