Policia dhe Prokuroria e Tiranës i kanë sekuestruar një 34-vjeçari një pasur prej dy milionë euro.
Sekuestrimi ka ardhur për shkak të dyshimeve se këto pasur vijnë nga veprimtaria kriminale.
Pronat janë regjistruar në emër Stivens Alku alias Geralf alias Serxho Kadriu, 34 vjeç, banues në Tiranë.
Stivens Alku rezulton i ndaluar më parë nga autoritetet policore holandeze dhe gjermane, si i dyshuar për trafik droge dhe pastrim parash.
34-vjeçarit i janë sekuestruar pasuri të luajtshme e të paluajtshme, vlera e të cilave shkon rreth 2 milionë euro.
Të riut me tre emra i janë bllokuar një vilë, së bashku me një sipërfaqe trualli, në Palasë, Vlorë; një vilë në Sauk; një apartament në Rrugën e Elbasanit; dy sipërfaqe toke në Sauk; 4 automjete dhe 20% të aksioneve të një biznesi privat.