milionë euro ose 42 miliardë lekë, transferta nga jashtë hynë në llogaritë bankare të individëve në Shqipëri, vitin e kaluar.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ky tregues i prurjeve në para nga jashtë vendit ose (remitancat) i sollën ekonomisë shqiptare rreth 1.03 miliardë euro në vitin 2019, me një rritje 5% krahasuar me vitin 2018.
Ndërkohë për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, tendenca e këtij treguesi duket të jetë në rënie. Sipas BSH-së, në 6-mujorin e parë 2020 vlera e transfertave ndërkombëtare hyrëse për individët shënoi 19.5 miliardë lekë.
Në këtë shifër përfshihen transfertat personale të emigrantëve për familjet e tyre, por edhe të ardhurat nga puna sezonale apo në distancë jashtë vendit. Por këtu nuk futen remitancat që hyjnë cash.
Remitancat janë burim të ardhurash për rreth 26% të familjeve shqiptare. Sipas vrojtimit të BSH-së, vetëm 7.5% e familjeve që marrin remitanca kanë një llogari bankare.