Po ashtu si edhe Italia edhe në Spanjë, situata nga koronavirusi është tejet dramatike, me një numër mjaft të lartë të të prekurve, por edhe të viktimave.
Koronavirusi ka prekur edhe futbollin spanjoll, veçanërisht skuadrën e Valencias, ku pas sfidës së dytë ndaj Atalanta-s në Champions League, u prekën nga koronavirusi rreth 35% e stafit të klubit.
Tashma, “Marca” ka dhënë lajmin e shkëlqyer se të gjithë të infektuarit, futbollistët dhe pjesëtarët e stafit janë shëruar.