Bota 36 të vdekur në aksidentin më të rëndë hekurudhor në dekada

36 të vdekur në aksidentin më të rëndë hekurudhor në dekada

Një tren pasagjerësh me rreth 350 persona ka dalë nga shinat në një tunel në Tajvanin lindor, duke vrarë të paktën 36 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet.

Treni udhëtonte përgjatë bregdetit lindor të Tajvanit pranë zonës piktoreske të Grykës Toroko rreth orës 9 të mëngjesit.

Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se një kamion ra nga një shkëmb sipër mbi shina, kur treni dilte nga tuneli.

Me pjesën më të madhe të trenit akoma të bllokuar në tunel, udhëtarët që shpëtuan u detyruan të thyejnë dyert dhe dritaret.

Aksidenti ndodhi në ditën e parë të festivalit katër-ditor të Varrit.

Ky aksident është katastrofa më e rëndë hekurudhore të ishullit në më shumë se tre dekada.

Në vitin 2018, 18 njerëz vdiqën dhe 175 u plagosën kur një tren doli nga shinat në Tajvanin verilindor,

Në vitin 1991, një përplasje në Tajvanin perëndimor shkaktoi 30 viktima dhe plagosi 112.