Një 36-vjeçar është gjetur i vdekur brenda një bunkeri në Institutin Bujqësor në kryeqytet.
Viktima është identifikuar me iniciale I.M. dhe një ditë më parë ishte bërë kallëzim në polici nga vëllai i tij se ishte larguar nga banesa.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 36-vjeçarit. Trupi është transportuar në morg për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.