Lajme të mira vijnë nga spitali Infektiv në Tiranë. Gruaja shtatzënë e prekur nga COVID-19 ka rezultuar negative në dy teste duke fituar kështu betejën me koronavirusin.
“Pas më shumë se 10 ditësh në spitalin Infektiv, 36-vjeçarja kthehet shëndosh e mirë pranë̈ familjes, plotësisht e shëruar, në pritje për t’u bërë sërish nënë”,- tha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.
Ministrja ka publikuar edhe dy momente të veçanta, teksa 36-vjeçarja që është në muajt e fundit të shtatzanisë i nënshtrohet kontrollit mjekësor dhe një foto së bashku me ekipin e mjekëve pak para se të dilte e shëruar plotësisht nga spitali.
36-vjeçarja u infektua nga COVID-19 pasi shkoi të vizitonte prindërit e saj në Fier, të cilët ishin të prekur nga ky virus. Por sot falë edhe punës së përkushtuar të bluzave të bardha në spitalin Infektiv, ajo u kthye e shëruar pranë familjes së saj.