Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 4593 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 37 qytetarë.
Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë dhe Vau i Dejës.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv dhe e kanë fituar betejën me virusin dhe 18 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,205 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa vihet re dhe një rritje e të shtruarve në spital, pasi sot në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
Ministria u bën apel të gjithëve që të vaksinohen, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të mbrohen nga Covid-19.