Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 39-vjeçar ka qëlluar me thikë për vdekje, bashkëjetuesin e ish-gruas.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”. Autori është identifikuar si Xhuliano Miho i cili qëlloi për vdekje të riun Xhimi Bakaj 23 vjeç, për motive të dobta. 39-vjeçari Xhuliano Miho është arrestuar nga policia.
“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton Policia.