Politika 4 kandidatë për kreun e BKH

4 kandidatë për kreun e BKH

Zbulohen emrat e 4 kandidatëve që kanë mbetur në garë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin dhe rezulton se: Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë emrat e mbetur për drejtor të BKH-së.

Ndërkohë do të jetë SPAK që do të bëjnë vetingun e kandidatëve, nëpërmjet një komisioni me dy prokurorë dhe një gjyqtar.

4 kandidatët e mbetur në garë kanë kaluar testimin me shkrim, testimin fizik, si dhe janë pyetur me poligrafë, ose siç njihet ndryshe makina e së vërtetës.