Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të treguar kujdes dhe për të mos u treguar indiferentë ndaj masave që duhen zbatuar për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, shumë qytetarë zgjedhin të mos i respektojnë masat e vendosura nga qeveria ditët e fundit.
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar foton e katër të moshuarve, teksa luajnë domino në Elbasan.
Numri dy i PS-së shkruan se nevojitej ndërhyrja e policë bashkiake që të ndërpresin “grumbullimet e dominove në Elbasan”.
Ai shton se nuk është koha e duhur për t’u argëtuar.
“Na u desh të dërgojmë policinë bashkiake të ndërpresim grumbullimet e dominove në Elbasan. Kjo nuk është kohë argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë! frikë aspak, kujdes po! Madje shumë fare!”