Policia ka gjetur nënën e vajzës së vogël vetëm 4-vjeçe, e cila u gjet e vetme te Liqeni Artificial në Tiranë.
Vajza e vogël quhet Merkel, ndërsa policia e përshkruan “me flokë të zinj, e veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër” për identifikimin e saj nga familjarët.
Pas orë pas kërkimit të familjarëve në komisariat është paraqitur nëna e vajzës. D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet.