Aktualitet 40 orë nga nisja e flakëve në magazinë, ende asnjë gjurmë nga...

40 orë nga nisja e flakëve në magazinë, ende asnjë gjurmë nga roja e sigurisë

Kur kanë kaluar afro 40 orë nga aktivizimi i zjarrit në magazinën e një qendre tregtare në mbikalimin e Kamzës, vijon ende lufta për të vënë nën kontroll situatën.

Por nuk dihet ende asgjë për fatin e Arjan Sulës, 33-vjeçarit që ishte roje i sigurisë. Ai hyri brenda godinës sapo dëgjoi aktivizimin e alarmit të zjarrit, por nuk mundi të dalë që aty.

Kreu i repartit të zjarrfikëseve pohoi se ende nuk ka gjurmë të 33-vjeçarit, ndërsa kërkimi i tij bëhet i vështirë për shkak të tymit të madh që është në ambientet e brendshme të magazinës.

Lidhur me këtë ngjarje reagoi edhe kreu i shtetit, Ilir Meta, i cili u bëri thirrje institucioneve shtetërore të reagojnë sa më parë për t’i dhënë zgjidhje të menjëhershme kësaj situate.