Aktualitet 40-vjeçarja tenton të mbytet në liqenin e Pogradecit, e shpëtojnë banorët

40-vjeçarja tenton të mbytet në liqenin e Pogradecit, e shpëtojnë banorët

Një 40 vjeçare nga qyteti i Pogradecit ka tentuar të vetmbytet në liqenin e Pogradecit.

Burime pranë policisë lokale bëjnë me dije se pasditen e sotme 40 vjeçarja me inicialet S.K. është hedhur në ujë por për fatin e mirë një grup qytetarësh ka reaguar duke e nxjerrë nga ujërat e liqenit të Ohrit.

40-vjeçarja sipas të njëjtave burime ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se kohë më parë është divorcuar me bashkëshortin me të cilin kishte edhe një fëmijë, të cilin gjykata e Pogradecit ja ka lënë në kujdestari bashkëjetuesit të saj, i cili nga ana tjetër kishte edhe dy fëmijë nga martesa e parë.

Fakti që gjykata i la fëmijën bashkëshortit ka shkaktuar një tronditje të thellë psikologjike tek 40-vjeçarja e cila ditën e sotme ka vendosur ti japë fund jetës së saj.

Nga ana e policisë bëhet me dije se S.K. punon në sektorin e pastrimit pranë bashkisë së Pogradecit.

Grupi i hetimit mësohet të ketë marrë në pyetje ish bashkëshortin e saj për të sqaruar më shumë rrethanat e kësaj ngjarje.