Aktualitet 40-vjeçarja vritet me kallashnikov nga ish-bashkëjetuesi

40-vjeçarja vritet me kallashnikov nga ish-bashkëjetuesi

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në fshatin Nenshat të Vaut të Dejës. Nga burime policore mësohet se një grua është vrarë me kallashnikov nga ish-bashkëjetuesi i saj.

Viktima është Gj.Topalli 40 vjeç.

Ndërsa autori i ngjarjes raportohet të jetë N. Hila rreth 50 vjeç. Ky i fundit, pasi vrau bashkëjetuesen, tentoi të vriste edhe veten, por ka mbetur i plagosur dhe është në Spitalin e Shkodrës në kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e motiveve. Paraprakisht dyshohet që krimi të ketë ndodhur pas një konflikti mes çiftit.