Dy pacientë të tjerë kanë humbur jetën gjatë orëve të fundit në Shqipëri duke e çuar numrin total të viktimave nga Covid-19 në 41. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se orët e fundit humbi jetën një pacient 67-vjeçar. Ai vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.
67-vjeçari vuante nga diabeti, fibrilacion atrial, hipertension dhe alzheimer dhe nuk arriti të mbijetojë nga disfunksioni kardio-respirator, pavarësisht terapisë intensive medikamentoze dhe ventilimit mekanik.
Më herët, po në Spitalin Infektiv ndërroi jetë nga Covid-19 një paciente 73-vjeçare nga Shkodra, e cila vuante nga hipertensioni. Ajo ishte e shtruar prej disa ditësh në terapi intensive në gjendje të rëndë.
Këtë të enjte në vendin tonë vijoi numri i lartë i të infektuarve. 66 raste të reja u konfirmuan në 24 orët e fundit në Tiranë, Krujë, Vlorë, Durrës, Shkodër, Fier, Tropojë, Lezhë dhe Elbasan. Numri total i të infektuarve në Shqipëri është 1788, ndërsa mes tyre ka edhe fëmijë.
1086 janë shëruar ndërsa janë aktivë 663 persona në Tiranë, Shkodër, Krujë.