Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 663 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 42 qytetarë.
Janë 819 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 43 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv.
Janë shëruar 89 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 268,359 që nga fillimi i epidemisë.