Bota 450 miliardë euro! Franca bën bilancin e kostos financiare të Covid-19

450 miliardë euro! Franca bën bilancin e kostos financiare të Covid-19

Masat e qeverisë franceze për të ringritur ekonominë gjatë krizës së koronavirusit i kanë kushtuar vendit 450 miliardë euro, ose 20 për qind të GDP-së.

Lajmin e bëri të ditur të hënën ministri i Financave, Bruno Le Maire. Që prej muajit mars, qeveria ka implementuar një paketë masash, përfshirë subvencionet shtetërore, hua të garantuara nga shtetit dhe anulim të taksave për bizneset e vogla.

“Nëse llogarisim gjithçka që është bërë me buxhetin dhe në mbështetje të bizneseve, shifra shkon në 450 miliardë euro, ose 20 për qind të të ardhurave të vendit”, deklaroi Le Maire.

Le Maire shtoi se huat shtetërore, për të cilat është vendosur një limit prej 300 miliardë eurosh, kishin një impakt direkt në buxhet vetëm nëse huamarrësi falimentonte dhe sasia e parave duhej përdorur.

Deri më tani, qeveria ka shpenzuar 110 miliardë euro në mbështetje direkte për ekonominë, por ka gjasa ta përditësojë këtë shifër me rishikimin e buxhetit të vitit 2020 që do të bëjë më 10 qershor.

Mes masave me koston më të lartë rezultojnë subvencionet shtetërore, për të cilat Le Maire tha se do t’i bëjë më pak tërheqëse për bizneset duke filluar nga qershori.

Gjatë krizës, shteti francez ka rimbursuar plotësisht firmat për 70% të pagave bruto të paguara për punonjësit e me leje, por Le Maire shtoi se shuma e paguar për kompanitë do të zvogëlohet gradualisht.