Kryesore 465 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid

465 raste të reja dhe 6 humbje jete nga Covid

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, janë kryer 3660 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 465 qytetarë.

Rastet e reja janë në këto bashki: 206 në Tiranë, 30 në Fier, 20 në Durrës, 19 në Vlorë, 16 në Kamëz, 15 në Gjirokastër, 14 në Shkodër, 13 në Berat, 12 në Lushnje, nga 10 qytetarë në Kavajë, Elbasan, nga 9 qytetarë në Pogradec, Delvinë, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Kuçovë, Dimal, Korçë, nga 4 qytetarë në Krujë, Devoll, Skrapar, Cerrik, nga 3 qytetarë në Peqin, Poliçan, Përmet, Vorë, nga 2 qytetarë në Mirditë, Shijak, Roskovec, Patos, Gramsh, nga 1 qytetar në Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Himarë, Selenicë, Divjakë, Dibër, Rrogozhinë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Vau i Dejës.

Janë 8175 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 139 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 6 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: një qytetarë nga Shkodra 56 vjeçe, tre qytetarë nga Tirana të moshave 68-86 vjeç, një qytetar nga Kavaja 77 vjeç, një qytetar nga Korça 78 vjeç.

Janë shëruar 531 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 184,778 që nga fillimi i epidemisë.