Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 2,209 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 475 qytetarë.
Rastet e reja janë në këto bashki: 152 në Tiranë, 37 në Durrës, 31 në Berat, Fier, 29 në Gjirokastër, 28 në Belsh, 15 në Lushnje, 12 në Përmet, 11 në Krujë, Vlorë, 10 në Kavajë, 9 në Kuçovë, 8 në Kamëz, Mallakastër, Sarandë, 7 në Lezhë, Kurbin, 5 në Shkodër, Shijak, 4 në Vorë, Patos, Libohovë, Korçë, Peqin, 3 në Mirditë, Këlcyrë, 2 në Kukës, Mat, Selenicë, Himarë, Tepelenë, 1 Vau i Dejës, Pukë, Has, Dibër, Roskovec, Divjakë, Konispol, Finiq, Memaliaj, Maliq, Pogradec, Dimal, Belish.
Janë 8,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 186 pacientë, nga të cilët 25 janë në gjendje më të rënduar.
Viktimat- Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv; 4 qytetarë nga Tirana 57-83 vjeç.
Janë shëruar 436 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,649 që nga fillimi i epidemisë.