Stefano Pioli është emëruar prej disa ditësh trajner i ri i Milanit, teksa zëvendësoi Marco Giampaolon. Me emërimin në krye të Milanit, 53-vjeçari arrin të bëhet pjesë e 3 klubeve më të mëdha në Itali. Pioli më parë ka qenë lojtar i Juventusit, ndërsa ka provuar të jetë dhe trajner i Interit.
Kjo është një nga gjërat që shumë pak njerëz mund të kenë dijeni për timonierin e ri të Milanit. Më poshtë ju kemi renditur pesë gjërat që mund të mos i dini për Stefano Piolin, i cili në të kaluarën ka pësuar dhe një arrest kardiak në fushën e lojës.
1- Pasioni i tij nuk është vetëm futbolli. Pioli është i fiksuar edhe pas basketbollit, çiklizmit si dhe peshkimit.
2- Me emërimin si trajner i Milanit, arrin të jetë pjesë e tre ekipeve më të mëdha në Itali. Te Juventus ka qenë si lojtar, tek Interi trajner dhe tashmë te Milani.
3- U tërhoq nga futbolli në vitin 1999, ku luante tek ekipi i Colornos së bashku me vëllain e tij.
4- Në kohën kur luante për Fiorentinën në vitin 1994, Pioli pësoi një arrest kardiak gjatë një sfide ndaj Barit. Ai u detyrua të qëndronte disa ditë në spital, deri sa u rikuperua plotësisht.
5- Është i martuar me Barbarën, një grua që e ka njohur që në bankat e shkollës.