Shqipëria është turpëruar në transfertën e Wembley-t nga Anglia, ku u mposht 5-0, me gola të realizuar që në pjesën e parë.
Një skuadër pa busull ka qenë thuajse inekzistente në këtë pjesë të lojës, përveç një rasti të pastër të Uzunit, i cili i vetëm me portierin, nuk mundi të barazonte rezultatin, atëherë kur ndeshja ishte 1-0 për “3 Luanët” pas golit të parë të shënuar nga kapiteni Harry Maguire.
Harry Kane realizoi 3 gola (tregolëshi i parë me fanellën e kombëtares), njëri u shënua nga Jordan Henderson.
Skuadra e Rejës humbi edhe dy lojtarë gjatë këtyre dy minutave, Kumbulla e Bare, të cilët u zëvendësuan nga Dermaku e Laçi për shkak dëmtimi.
Në pjesën e dytë, Anglia na kurseu nga një goleadë edhe më të thellë.
Pas tre ditësh, Kombëtarja shqiptare do të luajë në “Arenën Kombëtare” ndaj Andorrës, ndeshja e fundit në eliminatoret e Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm.