5 persona kanë humbur jetën si pasojë e coronavirusit dhe janë regjistruar 167 raste të reja. Këto shifra dolën pas testimit të 1.383 personave.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 121 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen dhe kujton se vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Që nga fillimini pandemisë, në Shqipëri janë regjistruar 207.709 raste, prej tyre 199.386 janë shëruar, 5.129 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e kanë humbur 3.194 pacientë.
Statistika (26 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 167
Të shëruar në 24 orë 253
Të shtruar në spitale 121
Humbje jete në 24 orë 5
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,381
Fier 579
Durrës 397
Shkodër 349
Elbasan 321
Vlorë 262
Berat 247
Gjirokastër 196
Lezhë 136
Korçë 103
Kukës 82
Dibër 76